Projekti synon të fuqizojë adoleshentët dhe të rinjtë pa përkrahje në Shqipëri që të ndërpresin ciklin e varfërisë përmes rritjes së vetëvlerësimit, vendimeve të sigurta në lidhje me të ardhmen e tyre, familjeve dhe komuniteteve mbështetëse që kanë ndryshuar qëndrimet dhe bindjet e tyre ndaj të drejtave të barabarta të vajzave dhe djemve për të pasur akses në arsimin e lartë dhe më shumë mundësi punësimi.
Programi do të rrisë mundësitë e të rinjve për t’u përfshirë në arsimin formal dhe joformal, trajnimet profesionale dhe mundësitë e tregut. Do të punojë për të forcuar rolin dhe kapacitetet e institucioneve vendore për të kuptuar dhe trajtuar më mirë çështjet që ndikojnë në mirëqenien e të rinjve dhe barazinë gjinore. Problematikat e adoleshentëve, të rinjve dhe familjeve të tyre do të trajtohen nëpërmjet një qasjeje bazë individuale dhe të përshtatur, duke adresuar nevojat specifike të secilit rast nëpërmjet një qasjeje gjithëpërfshirëse dhe të koordinuar mes shumë palëve.
Instrumenti "Formulari i Aplikimit për të qenë përfitues/anëtar i projektit 'Fuqizimi i të Rinjve'" ka për qëllim që të krijojë një databazë të të gjithë përfitueseve adoleshentë/ të rinj që do të jenë pjesëmarrës të aktiviteteve që do të organizojë projekti.
Pyetjet e mëposhtme ndihmojnë projektin të kuptojë më mirë gjendjen dhe interesat e të riut/të resë që do të jetë pjesëmarres/e në aktivitetet e organizuara nga projekti.
Ju lutemi, klikoni butonin "Plotëso formularin".